Schalke pezullon yjet, ja arsyeja

Schalke 04 me një komunikatë zyrtare në faqen e saj në internet bëri me dije se ka pezulluar nga skuadra tre futbollistë mes tyre edhe ish mesfushorin e Milanit Kevin Prince Boateng. Së bashku me lojtarin ganez klubi gjerman ka marë masën ndëshkimore edhe për Sydney Sam dhe Marco Hoger.

E gjithë kjo vjen pas humbjes së fundit që pësoi Schalke 2:0 në transfertë ndaj Kolnit, disfatë kjo që e ndërlikon jo pak kualfikimin e bluve mbretërorë në Europa League sezonin e ardhshëm. Nëse Hoger është pezulluar deri të Shtunën masa ndëshkimore për Kevin Prince-Boateng dhe Sydney Sam ka një afat të pacaktuar.

Të tre futbollistët janë pezualluar nga klubi me arsyen se nuk janë impenjuar ashtu siç duhet në takimin e fundit ndaj Kolnit por edhe gjatë javës në stërvitje pasi në ndryshim nga Hoger dhe Boateng, Sam nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen ndaj skuadrës ku bën edhe mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi Mërgim Mavraj.

Nga pezullimi i këtyre tre futbollistëve më shumë lajm përbën dënimi i Kevin Prince Boateng i cili në 2013-n u transferua me shumë bujë nga Milani te Schalke por futbollisti 28-vjecar në asnjë moment nuk ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të skuadrës nga Gelsenkirshen.