Schalke nuk frikësohet nga Reali

Sidney Sam ka insistuar se Schalke nuk kanë frikë nga Cristiano Ronaldo dhe Real Madridi.

Këto fjalë ai i tha para ndeshjes kundër Real Madridit që do të zhvillohet të mërkurën.

Vitin e kaluar Real Madridi e dërrmoi Schalken me rezultat 9:2 në total, por Sam thotë se Schalke janë bërë më të qëndrueshëm dhe do të mundohen  të bëjnë një surprizë kundër kampionëve aktual. “Real Madrid kanë një skuadër të klasit botëror me plotë emrave të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe shumë e shumë të tjerë”, tha Sam për faqen zyrtare të Schalkes.

“Në qoftë se ne mbrohemi mirë, do tua bëjmë të vështirë jetën për çdo ekipi në botë. Ne kemi shumë lojtarë të mirë. Unë jam i sigurt se ne do të kemi shanset tona”.

“Është një sezon i ri, një situatë e re. Unë mendoj se ne jemi më të qëndrueshëm si ekip këtë viti”.

“Tifozët tanë besojnë në ne, ne besojmë në veten tone, këto janë karakteristika kyçe dhe me këto duhet të dëshirojnë të kem sukses kundër Realit”

Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu dhe do të zhvillohet me 10 mars.