Scaloni tregon se cili është më i miri i historisë, Messi apo Maradona

Lionel Scaloni udhëhoqi Argjentinën drejt Kupës së Botës. Numri një i pankinës “Albiceleste” ka folur për nisjen e projektit që u kurorëzua në fundin e vitit të shkuar, duke theksuar se gjtihçka nisi me rikthimin e Leo Messit në kombëtare pas tërheqjes së përkohshme të tij.

“Pasi mora drejtimin e Argjentinës vendosa që bashkë me stafin tim të bënim një video-telefonatë me Messin dhe i kërkuam që ai të kthehet. Ai vendosi të na bashkohej dhe ndërtuam një grup të jashtëzakonshëm. Kupa e Botës ishte si një film dhe një udhëtimi spektakolar.

Çelësi ynë ishte që ta shijonim pasi e dinim se ishte një rrugë e vështirë mund ta fitonte çdokush. Deri në minutën e 80 ishte një ndeshje spektakolare për ne, por më pas gjërat ndryshuan. I kam imazhet e vazhdimit ende në kokë. Ishte për të ardhur keq që nuk e mbyllëm për 90 minuta sepse do ishte e padrejtë që Franca ta merrte në kohën shtesë nëse do të shënonte në fund”.

Për Scaloni-n, Messi është më i mirë se Maradona, pavarësisht se ka një vlerësim të veçantë dhe për ish-sulmuesin e Argjentinës.

“Për mua Messi është më i miri. Maradona ka qenë i mrekullueshëm, por Leo ka diçka të veçamtë”.

Para Kupës së Botës Leo Messi pati deklaruar se kjo do të ishte Kupa e fundit e Botës për të, por suksesi i arritur në Katar ka bërë që ai ta mendojë sërish të ardhmen me kombëtaren dhe mbetet për t’u parë nëse do të vendosë të jetë dhe pas katër vitesh në Kupë e Botës.

Klopp thyen heshtjen dhe tregon nëse do të largohet nga Liverpooli

Skuadra nga Serie A ofron 450 mijë euro për Xhuliano Skukën