Scaloni i lumtur, për finalen i rikthehet tre futbollistë Argjentinës

Kombëtarja e Argjentinës është rikthyer në stërvitje këtë të enjte, kur kanë mbetur vetëm tri ditë për finalen e Botërorit kundër Francës.

Në fushë ishin vetëm lojtarët që ishin në stol dhe ata që luajtën disa minuta kundër Kroacisë.

Sipas “TyC”, Di María dukej plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi, pasi ishte në stol në ndeshjen e fundit.

Trajneri Lionel Scaloni do të mund të bëjë ndryshime në skuadër, sepse janë rikthyer Marcos Acuña dhe Gonzalo Montiel, pasi e shlyen pezullim prej një ndeshjeje, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë.

Francë – Argjentinë, finalja e madhe me lojtarët që luajnë në Evropë – dy skuadra kanë nga katër futbollistë

Dalic kërkon ta mbyll me medalje Kupën e Botës