SC Gjilani konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me tetë futbollistë

SC Gjilani ka njoftuar edhe zyrtarisht për ndarjen me plot tetë futbollistë të skuadrës.

Bëhet fjalë për futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari, shkruan Gazeta Olle.

Disa nga këta lojtarë tashmë veçse janë zyrtarizuar në skuadrat e tyre të reja.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani: 

📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘

Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Ylber Kastrati, Gerhard Progni, Franc Veliu, Oltion Rapa, Muhamed Useini, Tomislav Sorsa, Donjet Shkodra dhe Fiton Hajdari.

Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive.

Zyra për shyp
02 Korrik, 2022

/Gazeta Olle/

Pas një beteje me kancerin, ndërron jetë futbollisti legjendar

Kosova pëson humbje të thellë nga Norvegjia