SC Gjilani konfirmon largimin e Blerim Krasniqit, nuk zbulon detajet e marrëveshjes

Gjilani ka njoftuar për largimin e sulmuesit Blerim Krasniqi drejt në elitë së futbollit rumun te ekipi CS Mioveni.

Edhe pse lojtari është shitur, klubet kanë vendosur që shifrat të mbeten sekretet për publikun.

Ai gjatë një viti te Gjilani arriti ta gjejë rrjetën 10 herë në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Konferencës.

“Sport Club “Gjilani” njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Blerim Krasniqi”.

“26 vjeçari është transferuar në elitën e futbollit rumun te ekipi CS Mioveni. Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale dhe nuk janë për publikun”.

“Të gjithë në SC Gjilani e falënderojnë Krasniqin për kontributin e dhënë me fanellën kuq & bardh dhe i urojnë shumë suksese në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftimin e klubit.

FIBA Evropa shpërblen FBK-në

Delegohen gjyqtarët për xhiron e parë në Ligën e Parë