SC Gjilani befason tifozen për ditëlindje, i dhuron fanellën e nënshkruar nga futbollistët

Një nga dhuratat më të mira për tifozët e futbollit mund të jetë edhe një fanellë e skuadrës së zemrës.

Fatin për këtë dhuratë e kishte edhe një vajzë, tifoze e klubit të Gjilanit e cila u befasua nga klubi gjilanas me rastin e ditëlindjes, raporton Demokracia.com.

Rrezarta, tifozja e Gjilanit një ditë para ditëlindjes shprehu dëshirën e saj në Twitter që “dhurata e ëndrrave” për të do të ishte një fanellë e klubit.

“Nesër e kom ditelindjen edhe “dream gift” dhurata ëndrrave kishim qenë në fanellë e Gjilanit me nënshkrime t’krejt lojtarve. Po edhe nje urim prej SC Gjilanit ish kon mjaftueshëm”, shkroi një ditë para tifozja.

Drejtuesve të klubit iu ra në sy menjëherë shkrimi i tifozes, andaj edhe ia plotësuan ëndrrën.

Klubi i dhuroi asaj fanellën e tretë të skuadrës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe emrin e mbështetëses me numrin 17.

“Një dhuratë e vogël për një nga mbështetësit tanë me firmat e të gjithë lojtarëve, urime edhe njëherë”, ka shkruar Gjilani në Twitter.

https://twitter.com/scgjilani/status/1517069715369308160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1517069715369308160%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fsc-gjilani-befason-tifozen-per-ditelindje-i-dhuron-fanellen-e-nenshkruar-nga-futbollistet%2F

Punëtorët sportivë që kanë paga nën 1000 euro mund t’i marrin shtesat nga Qeveria e Kosovës, kjo është procedura e aplikimit

Nuk zhvillohen ndeshje prej një muaji, çudira me mbylljen e stadiumit “Air Albania”