SC Gjilani afër akordit me ish-reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut

Pas zyrtarizimit të Zekirija Ramadanit, SC Gjilani ka filluar përgatitjet për garat evropiane dhe edicionin e ardhshëm në BKT Superligën e Kosovës.

Football Klub Liepaja është kundërshtari i Sport Club Gjilani në rundin e parë të UEFA Conference League, ku Skifterët do të jenë vendas me 7 korrik në stadiumin legjendar Fadil Vokrri, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet me 14 korrik në Lituani.

Lexo po ashtu:

Udhëtimi i SC Gjilanit në Letoni do të jetë më i kushtueshmi nga të gjitha klubet tjera kosovare që do të luajnë në Evropë

Me fillimin e transferimeve në elitën e futbollit kosovar, kanë lëvizur vetëm katër skuadra, Drita, Llapi, Ballkani dhe Ferizaj, ndërsa kuqebardhët akoma nuk kanë zyrtarizuar ndonjë transferim.

Siç mëson ‘Gazeta OLLE’, SC Gjilani është pranë akordit me mbrojtësin e djathtë të Dinamos, i cili ka mbyllur aventurën e tij te kryeqytetasit.

Goran Siljanovski pritet që shumë shpejtë të arrijë marrëveshje me Gjilanin, dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet evropiane, 31 vjeçari ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës dhe në fund Dinamos së Tiranës.

Siljanovski në karrierën e tij ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut, ku në total ka zhvilluar 18 ndeshje, duke përfshirë dhe ato me U19 – U21.

/Gazeta OLLE/

 

Vazhdojnë largimet te Liria, Altin Aliu nuk vazhdon me prizrenasit

Liridon Leci: “Shqipëria është 20 vjet para nesh në infrastukturën sportive”