Sassuolo trondit Milanin në San Siro

Milani është mposhtur në shtëpi nga Sassuolo me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Rossonerët janë në një formë të tmerrshme duke shkuar në katër ndeshje pa fitore, pasi morën humbjen e dytë radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më konkrete të mysafirëve, të cilët shënuan tri gola, kundrejt një të vendasve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 19-të me anë të Gregoire Defrel, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Davide Frattesi (21’) dërgoi shifrat në 0-2.

Pas këtij goli, Milani u kthye në lojë me anë të Olivier Giroud (24’) që shënoi për 1-2, por Sassuolo shënoi përsëri me anë të Domenico Berardi (30’) dhe shkuan në pushim me rezultat 1-3.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri ishin mysafirët me konkret duke shënuar dy gola tjerë, ndërsa Milani gjeti rrjetën vetëm një herë.

Armand Lauriente (47’) ishte i saktë nga penallti për 1-4, ndërsa Matheus Henrique (79’) shënoi për epërsinë e thellë 1-5.

Milani gjithçka që mundi të bënte ishte të shënonte edhe një gol me anë të Divock Origit në minutën e 81-të dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar 2-5.

Pas kësaj fitore, Sassuolo ngjitet në pozitën e 16-të me 20 pikë, ndërsa Milani renditet në vendin e katërt me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Milani luan si mysafir i Interit, ndërsa Sassuolo e pret Atalantan.

https://twitter.com/CFCDUBois/status/1619666413719019521

 

 

 

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me mbrojtësin francez Malo Gusto

Llapi prezanton ish-reprezentuesin e Kosovës U21