Sarri i del kundër tifozëve për të mbrojtur Muriqin: Nëse e dëgjoj edhe një fjalë për të do e zbras tribunën

Maurizio Sarri mbron Vedat Muriqin në seancën stërvitore të Lazios.

Sarri qortoi disa tifozë në tribuna që kritikuan sulmuesin kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri iu afrua rrjetës ndarëse të tribunave dhe drejtoi gishtin: “Nëse dëgjoj të thuash gjëra të tjera për Muriqin, unë do të zbraz gjithçka”.

Tifozët janë në krah të tij, duke bërtitur: “Bravo zotëri”.

Sulmuesi kosovar vjen nga një sezon i pafat, por në këto ditë përgatitje ai po stërvitet në maksimum për t’u ngritur përfundimisht.

Sarri është në anën e tij. Një arsye më shumë për të pasur besim dhe për të bërë mirë. /Gazeta Olle/

FIFA ia bllokon merkaton Feronikelit, kjo është arsyeja

Ferizaj pajiset me veshje sportive nga brendi i njohur botëror