Sarri fjaloset me lojtarët, ndërpritet stërvitja te Lazio

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri e ka anuluar stërvitjen e ditës së hënë dhe është fjalosur me futbollistët e tij pas humbjes nga Sassuolo të shtunën e shkuar.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk e ka mirëpritur aspak humbjen 2:1 në xhiron e fundit nga Sassuolo, gjë që ka sjellë edhe fjalosjen e Sarrit me lojtarët.

Lazio e ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat dhe në 1/8 e finales të Ligës së Evropës do të përballet me skuadrën e Portos. Po ashtu, mësohet se krahas Sarrit edhe drejtuesit e klubit kanë filluar ta humbasin durimin me futbollistët, të cilët ende nuk kanë arritur të përshtaten me sistemin e lojës së trajnerit të ri.

Thuhet se fjalosja e Sarrit me futbollistët ka zgjatur për më shumë se një orë dhe për këtë arsye është anuluar stërvitja e paraparë për të hënën. Deri në fund të stinorit vjeshtor. Lazio i ka edhe dy ndeshje të pazhvilluara në kampionat, me Genoan (17 dhjetor) dhe Venezian (22 dhjetor).

Lazio, aktualisht zë vendin e nëntë në tabelë me 25 pikë pas 17 xhirove të luajtura në Serie A.

Vëllaznimit i largohet edhe një lojtar i njohur, shkon në katër numri

Anulohet ndeshja mes Brentfordit dhe Manchester United