Saraçini e Idrizi në Final 4 të Ligës së Kampionëve

Me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit, në Final 4 të Ligës së Kampionëve për hendbollistë po marrin pjesë edhe drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Presidenti Eugen Saraçini dhe nënpresidenti Enis Idrizi po i përcjellin nga afër ndeshjet e katër skuadrave më të mira evropiane. Turneu Final i Ligës së Kampionëve po luhet në Koln të Gjermanisë.

Qëndrimin në Koln, Saraçini dhe Idrizi po e shfrytëzojnë për takime me delegacione të ndryshme të vendeve evropiane, me synim të forcimit të bashkëpunimit.

Drejtuesit e FHK-së janë takuar edhe me drejtues të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Astrit Selmani i jashtëzakonshëm, shënon dy gola të shpejtë

Ilir Krasniqi rrit vlerën në tregun e transferimeve, mesfushori i Llapit tani është në ‘Top 5’ lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës