Santos i pavendosur nëse do të startojë me Ronaldon

Portugalia e Fernando Santos përballet me Zvicrën në fazën 1/8-ave të Kupës së Botës, Katar 2022, por çështja e Ronaldos është kthyer në një shqetësim.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takimi, trajneri foli së pari për gjestin e sulmuesit në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut: “Në fushë nuk e dëgjova atë që tha, e pashë vetëm duke debatuar me lojtarin korean. Por më pas e pashë në TV dhe nuk më pëlqeu fare”.

Ndërsa sa i përket faktit që në një sondazh të bërë së fundmi, 70% e portugezëve nuk ​​do të donin që Ronaldo të ishte në formacion kundër Zvicrës, pavarësisht dëshirës së tij për të shënuar gola për të përmirësuar statistikat e tij personale, Santos iu përgjigj:

“Kam vetëm 3 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe nuk mendoj shumë për ato që thuhen jashtë kampit stërvitor.Me ndërgjegje të pastër do të vendos gjithmonë formacionin që më përshtatet më së miri për ndeshjen, dua t’i shërbej mirë Portugalisë dhe Kombëtares. Do ta jap formacionin në stadium si gjithmonë, të gjithë janë në dispozicion.”

Nis çmontimi i stadiumit 974

Portieri kroat në histori të Kampionatit Botëror