Santos flet për Ronaldon

Fernando Santos, selektori i Portugalisë, nuk është aspak i brengosur për gjendjen aktuale të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo nuk është duke kaluar momente të mira në vitin 2015. Madje, ylli i Real Madridit ishte kritikuar shumë për humbjen nga Atletico Madrid me rezultat 4:0, pasi vetëm disa orë para ndeshjes kishte festuar ditëlindjen me shokët e skuadrës.

Kurse, forma e dobët e portugezit si duket ka të bëjë edhe me ndarjen nga e dashura, modelja ruse, Irina Shayk. Megjithëkëtë, Fernando Santos, selektori i Portugalisë, nuk është aspak i brengosur për gjendjen aktuale të Cristiano Ronaldos.

“Cristiano Ronaldo nuk më shqetëson aspak. Problemi do të ishte nëse ai nuk mund të vinte për t’u bashkuar me ekipin kombëtar “, ka deklaruar ish trajneri i Greqisë.