Santos flet për Ronaldon para ndeshjes ndaj Marokut: Është koha ta lëmë të qetë

Portugalia zhvillon të shtunën ndeshjen çerekfinale ndaj Marokut në Botërorin ‘Katar 2022’.

Në 1/8 e finales, portugezët triumfuan me rezultat të thellë 6-1 ndaj Zvicrës, shkruan Gazeta Olle.

Para kësaj sfide, ka folur trajneri Fernando Santos, i cili ndër të tjera foli edhe për Cristiano Ronaldon, pasi u la në ston ndaj Zvicrës.

“Maroku është ekip i fortë, është një ekip jashtëzakonisht i organizuar dhe me lojtarë që luajnë me klube si Chelsea, PSG e Bayern Munich”.

“Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë, por duhet të luajmë pa frikë dhe me besim. Po e bëmë këtë, atëherë do të fitojmë dhe të kualifikohemi”, shtoi trajneri i skuadrës iberike.

I pyetur për Cristiano Ronaldon, tekniku Fernando Santos deklaroi: “Është koha ta lëmë të qetë. Kurrë nuk më ka thënë se do të largohej nga kombëtarja. Është koha që t’i ndalim polemikat”.

/Gazeta Olle/

Kroaci – Brazil, formacionet zyrtare

Parashikimi i Van der Vaart për Holandën kundër Argjentinës shkakton zemërim