Sane kërkon falje që goditi kundërshtarin: Ndjesë, nuk kisha asgjë personale me të

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, ku djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’.

Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq. Veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp.

Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”, shprehet 27-vjeçari, autor i 59 ndeshjeve dhe 13 golave me Gjermaninë.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje. Duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë. /Gazeta Olle/

Reagimi i Sylvinhos pasi u nderua me çmimin “Shqiponja e Artë”

Prishtina e pakënaqur: Fusha e rënduar sa nuk lejon zhvillimin e një loje, zhvendoset në Hajvali