Sanchez refuzoi disa klube pwr Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se Alexis Sanchez ka shpërfillur disa klube për të kaluar në Emirates verën e kaluar.

“Alexis ka luajtur në Itali, Spanjë dhe ka ndërruar klube, që sigurisht se ndihmon”, ka thënë Wenger për Arsenal Magazine.

“Pjesa e dytë është se lëvizja është shpërblim për atë çfarë ai vërtet dëshironte. Alexs kishte disa opsione dhe na zgjodhi neve, pasi mendoi se këtu dëshiron të jetë”, ka thënë francezi.

Alexis ka luajtur një rol të madh për Topçinjtë këtë sezon, duke shënuar 12 herë në 22 paraqitje në Ligën Premier që nga transferimi i verës nga Barcelona për 47.4 milionë euro.