Sanchez: Më duket se më kanë mallkuar

Renato Sanchez u transferua këtë verë në Itali nga Paris Saint-Germain ku nisi aventurën me Romën.

Mirëpo, ashtu si përgjatë sezoneve të fundit, edhe në Serie A, portugezin e përndjekin problemet fizike me 26-vjeçarin që është aktivizuar në vetëm shtatë ndeshje me italianët  (në vetëm dy raste si titullar) që drejtohen nga Jose Mourinho.

Në një koment të fundit, Sanchez e shpreh hapur trishtimin në lidhje me dëmtimet që nuk e lejojnë të shprehë potencialin në fushë duke theksuar se ndonjëherë mendon se i kanë bërë magji.

“Nuk e di çfarë po më ndodh, ndoshta më ka mallkuar dikush”, u shpreh Sanchez.

Ibrahimovic ka një mision të veçantë te Milano

Igli Tare paralajmëron Italinë: Kujdes nga Shqipëria