San Antonio leksion Atlantas

Origjinali ka përherë sharmin e tij dhe mbi të gjitha mund të të japë leksione në çdo kohë. San Antonio Spurs shkatërroi skuadrën e ndërtuar sipas imazhit të tyre, Atlanta Hawks, e cila është ngritur falë punës së ish zëvendësit të Gregg Popovich, Mike Budenholzer. 114-95 fitoi skuadra teksane në përballjen delikate kundër ekipit nga Georgia.

Në takimet e tjera, Cleveland shkatërroi Milwaukee 108-90, Ocklahoma kaloi Miamin 93-75, New Orleans ra në fushën e Clippers, 100-107, Toronto nuk hasi vështirësi kundër New York 106-89, Washington u mund nga Sacramento 109-86, Detroit u imponua ndaj Boston 105-97, Denver i dha një leksion Orlandos 119-100, Chicago rigjeti fitoren kundër Minnesotas 109-98, Phoenix gjeti rrugën e suksesit ndaj Dallas 98-92, ndërsa Los Angeles Lakers arriti një fitore morali në përballjen me Piladelphian 101-87.