Sampi ia vë kapakun krizës së Romës

Sampdoria e ka shokuar Romën duke e mposhtur në “Olimpico” me rezultat të pastër, 2:0.

Golat për mysafirët i shënuan De Silvestri dhe Muriel në pjesën e dytë, ndërsa kjo humbje ia rrezikon tashmë Romës edhe vendin e dytë në tabelë pasi që Lazio është një pikë afër.