Edhe zyrtarisht është shtyer ndeshja ndërmjet Sampdorias dhe Genoas, që parashikohej të zhvillohej sonte me fillim prej orës 20:45.
Gjyqtari Rocchi ka dalë bashkë me dy kapitenët e skuadrave në fushë, ku është konfirmuar se në terrenin e mbushur me ujë, nuk ka mundësi për tu zhvilluar një ndeshje futbolli.
Takimi mund të luhet nesër me fillim prej orës 15:00.