Sammer: Xhaka? Nuk ka pasur bisedime, por…

Mediat gjermane shkruajnë prej ditës se Granit Xhaka do të jetë zëvendësuesi i Xabi Alonsos tek Bayern Munich.

Madje, thuhet se ka pasur edhe biseda në lidhje me transferin që mund të ndodh verën e ardhshme. Mathias Sammer, drejtor teknik i Bayernit, është pyetur nga ‘goal.com’ pikërisht për Granit Xhakën.

Kapiteni kosovar i Borussia, i pyetur për këtë, thotë se nuk ka pasur asnjë bisedë me Sammerin.

“Nuk ka pasur bisedime”, thotë Sammer, përcjell GazetaOlle.com.

Mirëpo, ai nuk e mohon se në të ardhmen mund të ndodh ndonjë transfer i tillë. “Se çka do të ndodh në të ardhmen, unë nuk mund t’ju tregojë sot”, deklaroi 48-vjeçari. /Olle