Sammer flet për të ardhmen e Gotzes

Mario Gotze nuk po përjeton momentin ideal te Bayern por përkrah tij del Matthias Sammer, drejtori sportiv i skuadrës bavareze. Për të amortizuar kritikat ndaj 22-vjecarit Sammer arsyeton se futbollisti po luan në një nivel më të lartë për Bayernin se sa për ish klubin e tij, Borussian e Dortmundit. Gozte u transferua në Allianz Arena në verën e 2013, por nuk janë të pakët ata që shprehen se deri më tani nuk e ka justifikuar çmimin e tij prej 37 milionë Eurosh. Pavarësisht këtyre Sammer është i kënaqur me performancat e Goztes, dhe shprehet se Heroi i Kupës së Botës për Gjermaninë, ka bërë shumë progres që kur u transferua në Bavari.

“Mario ka punuar shumë por vërtet shumë këtë sezon dhe do të bëjë një tjetër hap në sezonin e ardhshëm. Ai ka qenë më mirë te Bayerni se sa te Dortmundit. Gjërat janë ndryshe te Bayern, kushtet te Dortmundi as nuk ju afroheshin atyre këtu. Por kur vjen te Bayerni atëherë një futbollist duhet të bëhet vërtet i madh dhe unë thjesht e di se ai do t’ja dalë në këtë mision te kjo skuadër”.

Ish ylli i Bayernit, Lottar Matthaus ndërkohë i bëri thirrje trajnerit Pep Guardiola që të interesohet më tepër për progresin e futbollistit të kombëtares gjermane. Sipas Matthaus Gozte ka nevojë që të ndihet si në shtëpi për të dhënë më të mirën e tij.