Samiri kritikon nga Amerika

Basketbollisti shqiptar nga Mali i Zi, Samir Shaptahoviq,i cili javë më parë u largua nga skuadra e Pejës për t’iu bashkuar familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), assesi nuk po mund të largohet nga basketbolli i Kosovës, të paktën me zemër. “I kam përcjellur të gjitha ndeshjet e Pejës. Mendoj se Peja ka dështuar me përforcimet e reja sidomos me Nelsonin. Peja duhet që të llogarisë më shumë në lojtarë vendor pasi që ata meritojnë më shumë përkrahje”, ka thënë Samir Shaptahoviq për ‘Kosovën Sot’.

Ai foli edhe për Ligën Ballkanike. “Sa i përket Prishtinës dhe Pejës në këtë event, konsideroj se Prishtina e ka bankën më të fortë se Peja. Nëse Peja e mund Mornarin, ka gjasa që të hyjë në ‘final-four’. Ua uroj të gjitha të mirat”, përfundoi Shaptahoviq duke mos e përjashtuar mundësinë që të rikthehet te Peja.