Samir Ujkani, një vend gjithmonë i rezervuar për portierin pa skuadër

Samir Ujkani është sërish në listën e Kosovës të publikuar nga Primoz Gliha.

Kosova luan ndaj Andorrës dhe Izraelit në javën e ardhshme, ku slloveni Gliha ka ftuar 25 lojtarë.

Në mesin e tyre janë edhe tre portierët tashmë të zakonshëm: Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe Samir Ujkani.

Muric është pjesë e Burnleyt dhe ruan portën e klubit anglez vetëm në ndeshjet e FA Cup dhe Carabao Cup, pasi në kampionat është portier i dytë.

Visar Bekaj ka kompletuar këtë vit transferimin te Hatayspor dhe aktualisht është portier i dytë.

Ndërsa i treti është Samir Ujkani, i cili mbetet ende pa klub edhe pse afati kalimtar është mbyllur tashmë e një muaj.

Pra edhe pse pa klub, Ujkani që dikur ishte edhe kapiten vazhdon të ftohet te Kosova.

Portieri është lojtari më i vjetër që ka mbetur te Kosova, por ftesa ndaj tij është kontestuar tej mase nga opinioni futbolldashës në vendin tonë.

Portieri në formë i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza preferohet nga shumë njerëz dhe besohej që mund të ftohej si i treti në listë.

Ndeshja me Andorrën është në udhëtim më 12 tetor, ndërsa takimi me Izraelin është në Prishtinë më 15 tetor.

Zyrtare: Sulmuesi Danfa nënshkruan me Ballkanin

Superliga rikthehet në aksion, tre super duele zhvillohen sot