Sami Sermaxhaj ishte afër të merrte drejtimin e Deçiçit

Skuadra shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiqi, ditë më parë ka bërë ndryshime në shtabin teknik.

Trajneri Edis Mulalic u largua nga skuadra derisa vendin e tij e zuri trajneri tjetër malazez, Miljan Radoviç.

“Zeri.info” nga burime të sigurta mëson se klubi i Deçiqit ka qenë në negociata edhe me trajnerin kosovar Sami Sermaxhaj, por që në fund është vendosur për Radoviçin.

Deçiqi pas javës së nëntë në elitën e futbollit malazez ndodhet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, 10 më pak se lideri Sutjeska.

Në edicionin e kaluar, Deçiqi u kualifikua në Ligën e Konferencës ku u eliminua në xhiron e parë nga Drita e Gjilanit.

Ndryshe, trajneri Sermaxhaj në karrierën e tij i ka drejtuar disa ekipe në Kosovë.

sami sermaxhaj - Insporti

Së fundmi ishte pjesë e Drenicës në Superligë derisa me këtë ekip e siguroi mbijetesën në elitë në edicionin e kaluar.

Batatina nuk dorëzohet: Do të rikthehemi më të fuqishëm

Dukagjini, fitorja e parë pas ndeshjes së barazhit