‘Samba’ dhe ‘Tulpianë’: Flamurtarit i ofrohen futbollistë brazilianë e holandezë

Skuadra e Flamurtarit është nga më energjiket pas përfundimit të stinorit dimëror në Ipko Superligë.

Kryeqytetasit i kanë ndezur të gjithë motorët me synimin për mbetjen në Ipko Superligë pas përfundimit të stinorit, shkruan Gazeta Olle.

Me këtë qëllim është angazhuar trajneri, Bylbyl Sokoli dhe në bazë të këtij qëllimi janë iniciuar biseda me shumë futbollistë cilësorë.

Këtë e konfirmon edhe drejtori sportiv i klubit, Arbnor Morina. Duke folur për Gazeta Olle, Morina njofton se janë shumë lojtarë me të cilët klubi po bisedon.

Arbnor Morina dhe Bylbyl Sokoli.

“T’iu them të drejtën, shumë menaxherë kanë pushtuar klubin tonë kohëve të fundit. Ka futbollistë nga Brazili, Holanda, Afrika dhe Shqipëria që po bisedojmë. Por, fjalën do ta thotë trajneri”, shprehet Morina.

Sipas këtij të fundit, qëllimi i vrullit të punës në Flamurtar tani është nisja mbarë e pranverës dhe mbetja në elitë. “Ky do të jetë synimi ynë dhe shpresojë t’ia vlejë angazhimi”, u shpreh Morina.

Ndryshe, Flamurtari është renditur në pozitën e 9’të në fundin e stinorit dimëror. /Gazeta Olle/