Salihu edhe pse ra nga Superliga me Ferizajn, ka disa fjalë emocionuese për klubin e zemrës

Sulmuesi ferizajas Shkëmbim Salihu, që shënoi tetë gola me Ferizajn sezonin e shkuar ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ai nuk ka kontratë me Ferizajn dhe ka filluar bisedimet me disa skuadra, por ende nuk ka diçka konkrete.

“Për momentin jam në pushime. Ende nuk kam vendosur. Ka disa oferta, por jo diçka konkrete për momentin. Jam duke e shfrytëzuar këtë pushim me familje”.

salihu 1

“Jam i hapur për oferta sepse nuk kam më kontratë me Ferizajn”.

“Nuk e di se çfarë të them për Ferizajn. Pa marrë parasysh se a do të jem në klub apo jo, unë dua që klubi të kthehet në Superligë”, ka thënë  Salihu për GazetaOlle.com.

salihu

Salihu ka luajtur për Ferizaj, Prishtinën dhe Gjilanin. /olle/

vllaznia ferizaj