Salihi vetëm dygolsha (VIDEO)

Vazhdon ecuria fantasitke e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi.

Sulmuesi i kuqezi ka arritur të shënojë dy gola mjaft të rëndësishëm që e nxjerrin ekipin e tij Hapoeal Haifa nga zona e ftohtë, transmeton Gazetaolle.com.

Në fakt ishte skuadra vendase që kaloi në epërsi, por Salihi me nuhatjen e tij arriti ta barazojë ndehsjen me një gol të shënuar me kokë. Pas disa minutash shkodrani arriti të shënoj edhe një herë gjahtar për t’i  dhënë tri pikë ekipit të tij.

Salihi është njeriu i momentit në Izrael pasi edhe në javën e parë arriti të shënonte gola mjaft me peshë.

Salihi ka shënuar 11 gola në këtë kampionat. Shtatë gola i ka shënuar me Hapoel Akko, ndërsa katër me Hapoel Haifa.