Salihi merr një ofertë të parezistueshme

Presidenti i Hapoel Haifa, Yoav Katz, i ka propozuar Hamdi Salihit një kontratë dyvjeçare. Lajmin e bëri të ditur portali izraelit Sport5.co.il, që shton se sulmuesi shqiptar pritet ta nënshkruajë atë.

Konfirmimi i trajnerit Tal Benin dhe dëshira për ta pasur në grupin e lojtarëve, njeriun që kontribuojë për qëndrimin e Hapoel Haifa-s në Liga Ha’Al me katër golat në tri ndeshjet e fundit, bëri që Bordi Ekzekutiv i skuadrës dhe presidenti Yoav Katz të risë dukshëm ofertën financiare për Hamdi Salihin. Transmeton Sportal.al.

Sulmuesi i Kombëtares firmosi fillimisht me Hapoel Akre me të cilën luajti pjesën e dytë të sezonit 2013-2014 (6 gola) dhe pjesën e parë të sezonit 2014-2015 (8 gola). Më pas u transferua te Hapoel Haifa për pjesën e dytë të sezonit 2014-2015 dhe me katër golat e tij –  dy dopjeta në ndeshje me përmbysje dramatike – e ndihmoi skuadrën të mbijetonte në Liga Ha’al, në një nga sezonet më të vështira të Hapoel Haifa-s, të cilën e gjeti në vend të fundit.

Menjëherë sapo është publikuar lajmi kanë nisur edhe reagimet pozitive të tifozëve.