Salah refuzon Fiorentinën, shumë afër Interit?

Agjenti i Mohamed Salah, Remy Abbas, e ka konfirmuar faktin që Salah nuk do të qëndrojë te skuadra e Fiorentinës, duke i hapur rrugë Interit.

“Ne kemi vendosur dhe nuk do të qëndrojmë te Fiorentina. Salah është i gatshëm për ndonjë klub tjetër të interesuar”, deklaroi agjenti për “Firenzeviola.it”.

Top-favorit tani është Interi, që i mbetet vetëm marrëveshja me Chelsean për ta konfirmuar këtë goditje të madhe. /Olle