Salah po këmbëngul për tu larguar nga Liverpooli dhe t’i bashkohet skuadrës arabe

Mohamed Salah kërkon largimin nga Liverpool. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail” sulmuesi egjiptian i ka komunikuar klubit se kërkon të transferohet në ligën arabe, saktësisht tek  Al-Ittihad.

Arabët e kanë marrë seriozisht investimin në futboll dhe po kërkojnë t’i rrëmbejnë Europës lojtarët më të mirë. 31-vjeçari është lojtari  i fundit i ngelur në ekip nga “tredhëmbëshi” i sulmit që fitoi Champions League dhe Premier League .

Por siç duket edhe ish-lojtari i Romës është i prirur drejt kalimit në Saudi Pro League. Ky lajm padyshim që vjen si një “bombë” për trajnerin e “të kuqve” Jurgen Klop, i cili nuk e kishte parashikuar largimin e “faraonit” dhe tashmë i ngelet shumë pak kohë për të gjetur një zëvendësues për të.

Mohamed Salah është gati të lërë kështu “Anfield Road” pas 6 sezonesh. Egjiptiani me paraqitjet e tij për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop ka “rrëmbyer” zemrat e fansave  të Liverpool ku është kthyer në një idhull të tifozerisë. 31-vjeçari u transferua nga Roma në vitin 2017 për 42 mln euro.

Që atëherë me “të kuqtë” ka zhvilluar 307 ndeshje  ku ka shënuar 187 gola si dhe ka dhuruar 80 asiste teksa ka qenë protagonist në fitimin e Champions League në vitin 2019 si dhe të Premier League një vit më vonë.

Trajneri i Rapidit me fjalë të mëdha për Rrahmanin

Jasir Asani i pandalshëm, realizon tjetër gol në Kore (Video)