Salah e Jovetiç, njëri i thotë ‘Jo’ Interit, tjetri është më afër

Siç shkruan e përditshmja italiane, ‘Gazzeta dello Sport’, malazezi Stevan Jovetiç është lojtari i radhës që kërkohet nga Interi.

Madje, ai ka gjasa më të mëdha të arrijë në Inter, pasi sulmuesi tjetër i kërkuar nga Interi, Mohamed Salah është më afër Fiorentinës.

Drejtori sportiv i Interit, Dejan Stankoviç thuhet se ka marrëdhënie të mira me malazezin Jovetiç.

Sipas kësaj gazete, Interi po e kërkon edhe kolumbianin Cuadrado nga Chelsea.