Salah apo Cuardado?

Fiorentina dhe Chelsea, gjatë afatit kalimtar dimëror kishin arritur marrësheje duke shkëmbyer futbollistët Mohamed Salah dhe Juan Cauardado. Por skuadra italiane, kishte përfituar edhe një shumë të mëdha parash me shtijen e Cuardados, te londinezët.

Deri më tani Salah, ka dal më i suksesshëm se Cuardado, duke shënuar dy gola dhe dy asistime, përderisa Cuardado, nuk ka arritur ende ta bëjë një gjë të tillë.

Trajneri i skuadrës së Fiorentinës, Vicenzo Montella, është shprehur shumë i kënaqur me kontributin e Salah, duke thënë se është shumë i kënaqur me paraqitjet e Salah deri më tani. “Salah është një lojtarë shumë i menqur. Jemi të kënaqur me atë se çfarë ka treguar në këto ndeshje. Edhe tifozët janë shumë të lumtur me të”, u shpreh Montella.

Fiorentina arriti të kaloj tutje në Evropa Ligë, pasi mposhti në shtëpi Tottenham Hotspur me rezultat 2:0.