Sadiku ‘selam’ Hajvalisë

Portieri vushtrrias i Drenicës, Burim Sadiku, ka një selam për kundështarin e parë në këtë kampionat, Hajvalinë.

“Me Hajvalinë ka me qenë një takim shumë i veshtirë pasi janë përforcuar shumë dhe kanë marrë një trajner të mirë. Pa marrë parasysh këto, ne jemi Drenica dhe nuk dorëzohemi, dhe në këtë ndeshje do të luajmë vetëm për fitore”, pohoi Sadiku për ‘Gazetën Olle’.

Drenica ka bërë ndryshime në skuadër, ndërsa Sadiku mendon që ata janë adapatuar mirë në klubin kuqezi. Synimet e Drenicës në ëktë kampionat janë mesi i tabelës dhe Kupa.