Sadiku debuton me gol në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Vendimi i tij për t’u transferuar tek Legia e Varshavës u konsiderua si një lëvizje jo e studiuar mirë.

Por Armando Sadiku po e tregon veten e tij edhe tek polakët. Pasi shënoi golin e parë në kampionat, tani ai debuton dhe shënon sërish gol, por këtë herë në Champions League kundër Astanas, ku Legia humbi me rezultatin 3-1.

Sulmuesi i Kombëtares nuk e nisi ndeshjen si titullar, por u inkuadrua në pjesën e dytë në minutën e 70. Sadikut i kanë mjaftuar vetëm tetë minuta lojë për të gjetur golin e parë në Champions League, por që do të shkurtonte fillimisht avantazhin, por në minutën e fundit të lojës, kazakët e trefishuan rezultatin.

Ky gol i Sadikut do të jetë mjaft i vlefshëm për polakët sepse i mban në garë dhe mund të shpresojnë për ndonjë kthim rezultatin në Poloni.

VIDEO