Sadik shpëton Thunin

Sulmuesi shqiptasr në formë i Thun, Berat Sadik ka arritur të shënoj gol, duke ia mundësuar skuadrës së tij të marr një pikë në ndeshje kundër Vaduzit (1:1).

Vaduz kishte kaluar në epërsi me golin e Burgmeier, në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa sulmuesi shtatëlartë Sadik shënoi shë minutë e 77-të për ta barazuar rezultatin.

Për Vaduzin u paraqit edhe Naser Aliji, që u ndëshkua me karton të verdhë.

Ky ishte goli i nëntë i Sadik në këtë kampionat, ndërsa gjendet i dyti në lsitën e realizatorëve pas Shkëlzen Gashit që ka 13 gola.