Sadik e ka të qartë, ja e ardhmja ime

Sulmuesi shqiptar Berat Sadik ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga skuadra e Tunit gjatë afatit kalimtar të verës. Shtatlarti shkupjan për ‘Koha’ bën të ditur se këtë vendim ia ka kumtuar edhe drejtuesve të klubit zviceran. “E vetmja gjë që nuk dihet është se cili do të jetë klubi im i rri, teksa ajo që dihet është se në verë do të largohem nga Tuni. Nuk dua të vazhdoj të luaj këtu dhe këtë vendim ua kam kumtuar edhe drejtuesve të klubit”, thotë Berati.

Cekim, Sadik ka qenë para largimit në afatin kalimtar të janarit, pasi e kërkonin klube nga Anglia, Zvicra dhe Rusia, megjithatë ai vendosi të qëndrojë deri në fund të sezonit. Në ndërkohë, Sadik ka vazhduar me paraqitjet e mira në fanellën e Tunit. Të hënën në kuadër të kampionatit zviceran ka shënuar dy gola kundër kampionit të Zvicrës Bazel, ndërsa gjithsejtë këtë sezonin ai ka shënuar 13 gola.