Sacchi zgjedh trajnerët optimist në Serie A

Arrigo Sacchi sheh Empolin, Sassuolon, Napolin, Cagliarin dhe Sampdorian si skuadra që luajnë futboll më optimist në Serie A.

Traineri i viteve 1980 që udhëheqi ‘Grande Milanon’, më herët kishte quajtur Antonio Conten si takticienin më të mirë në Itali.

“Në Itali ka shumë pesimizëm. Unë gjithmonë theksoj se një fitore pa meritë nuk është një fitore, por ne ende kemi nevojë për të mësuar “, tha Sacchi për Milan Channel.

“Marco van Basten gjithmonë më pyeste se pse kjo mënyrë përdoret këtu për të fituar nga ekipet tjera edhe pse ata luajnë shumë dobët”.

“Shumë thonë se Milani im ishte ndër ekipet më të mira të të gjitha kohërave. Billy Costacurta kishte shikuar në një turne U-21 dhe ku u kthye tha se gjithkush na kopjon menyrën e lojës, përveç këtu në Itali”.

“Kohët e fundit ka një grup të trajnerëve optimist që shkojnë për të luajtur këtë lojë, pa shumë taktikë. Ata duhet të jenë të guximshëm, edhe nëse ajo nuk është e lehtë”.

“Për shembull, unë mund të përmend Maurizio Sarri te Empoli, Eusebio Di Francesco në Sassuolo, Rafa Benitez në Napoli, Zdenek Zeman i Cagiarit dhe Sinisha Mihajloviç i Sampdorias, të cilët luajnë lojë në të gjithë fushën”.