Për dallim me vitet e mëparshme kur trajnerët u ndërronon më shpesh se qorapet, këtë kampionat në Superligë është vërejtur një durim më i madh i klubeve kudrejt trajnerëve.
Prej 12 klubeve vetëm tri sosh nuk kanë bërë ndryshime në shtabin teknik, pasi Feronikeli vazhdon me Gani Sejdiun, Drenica me Tahir Lushtakun dhe Vëllaznimi me Genc Hoxhën, transmeton Gazetaolle.com.
Ndërsa, nëntë skuadra kanë ndryshuar ‘timonier’. Ajo që ka bërë më së shumti ‘rrokada’ në stol është Drita, e cila ka pasur në fillim Agron Selmanin, që u zëvendësua me Afrim Shahinin. Pas afrim Shahinit erdhi Sadat Pajaziti, i cili u zëvendësua nga Shahini që erdhi për herën e dytë.
Edhe Ferizaj dhe Trepça dështimet e tyre u munduan t’i gjejnë te trajnerët duke i ndërruar tri here në këtë kampionat.
Ajo që bie në sy për dallim nga vitet e mëparshme është se ka vetëm një trajner që ka udhëhequr dy skuadra brenda një kampionati. Ai është Ismet Munishi që e nisi kampionatin me Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa në pranverë mori Hajvalinë, për t’u larguar javën e kaluar.
Gjithsej 24 trajnerë kanë udhëhequr skuadra në Superligë, që i bie një mesatare prej dy trajner për skuadër.
Skuadrat dhe trajnerët
Feronikeli: Gani Sejdiu
Prishtina: Bylbyl Sokoli – Ramiz Krasniqi
Besa: Valdet Shoshi – Arbnor Morina
Trepça ’89: Fahredin Duraku – Afrim Tovërlani
Kosova (V): Ismet Munishi – Bekim Shotani
Hajvalia: Sunaj Keqi, Ismet Munishi, Emin Bajrami
Drenica: Tahir Lushtaku
Vëllaznimi: Genc Hoxha
Istogu: Besim Podrimaj – Nazmi Rama
Drita: Agron Selmani- Afim Shahini – Sedat Pajaziti – Afrim Shahini
Ferizaj: Naim Sojeva, Rexhep Murseli, Xhelal Koxha
Trepça: Emin Ajvazi, Ajet Shosholli, Fidaim Haxhiu