Sa sukses pati trajneri i ri i Drenicës në sezonin e kaluar

Bledar Devolli është emëruar trajner i ri i KF Drenicës, raporton Gazeta Olle.

Devolli më parë në karrierën e tij ka drejtuar shumë skuadra në Shqipëri, teksa ka edhe një aventurë në Ligën e Parë të Kosovës me KEKun.

Sezonin e kaluar, trajneri i ri udhëheqi grupmoshat e reja të Tiranës.

Tirana U-19 nën drejtimin e Devollit u shpallën kampion në Superiorën e këtyre grupmoshave.

12 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje pati skuadra në 18 ndeshjet sezonale.