Sa shumë gabime për Messin pas penalltisë së shënuar ndaj Arabisë

Duhej të ishte fillimi i një aventure të mrekullueshme, hapi i parë drejt Botërorit të tij, por Leo Messi del nga stadiumi i Lusail me kokën ulur, i mposhtur nga Arabia Saudite 2-1. Një përmbysje në pesë minuta që shokoi Argjentinën.

Ishte pikërisht ai, Messi, që çoi në avantazh nga pika e penalltisë skuadrën “albiceleste”, kishin kaluar vetëm 10 minuta, dukej si nisja e një shëtitjeje. Fundja, kishin përballë Arabinë, jo Brazilin. Por duke humbur rast pas rasti dhe 3 golave të anuluar për pozicion jashtë loje, ndeshja ndryshoi fytyrë.

Nuk mjaftoi goli për rekord i Messit, i pari argjentinas në histori që shënon në katër Botërorë, përveçse luan në Kupën e pestë të Botës, ashtu si Antonio Carbajal, Rafael Marquez e Lothar Mathaus. Do t’i arrijnë dhe Cristiano Ronaldo dhe meksikani Andres Guardado, kur të zbresin në fushë në Katar.

Që në pjesën e parë kishin rënë këmbanat e alarmit për Argjetninën, pasi skuadra e Renard kishte demonstruar se ishte aty, e gatshme për të luajtur shanset e saj. Kishte reaguar mirë pas penalltisë, edhe pse nuk krijoi rrezik për Martinezin. Messit i paraprinin gjithmonë, kur merrte topin, e bënte gjithmonë me shpinë pas porte, dhe Argjentina po haste vështirësi për të krijuar rrezik në portën saudite.

Disa raste Leo i pati, sidomos në të 57-tën, kur u gjend përballë me Al Owais. U desh një rikuperim fantastik i Abdulhamid, që, në rrëshqitje e sipër, i hoqi topin nga këmba për t’i mohuar golin e dytë. Ndërkohë, në finale, ishte pastaj i tëri faji i tij, kur në minutën e 95-të, në një sllallom në zonë, me portën bosh, nuk arriti të konkludonte.

Rruga është ende e gjatë, por Botërori i Messit dhe i Argjentinës nis në malore. Të shtunën mbrëma me Meksikën do të jetë si një play-out, pastaj do të luajnë me Poloninë. Leo Messi duhet të shpresojë që Arabia të përsërisë një ndeshje si ajo përballë tij kundër rivalëve të tjerë, në mënyrë që të jetë vetë zot i fatit të tij. Përndryshe, ëndrra botërore mund të kthehet në një makth, pas atij që përzuri një vit më parë, me fitoren në Kupën e Amerikës që i hoqi etiketën e një humbësi me Argjentinën.

Ai që foli menjëherë pas vërshëllimës finale ishte Lautaro Martinez, që deklaroi: ” Në pjesën e parë duhej të shënonim më shumë se një gol, por Botërori është kështu. Tani na presin dy finale. Humbëm për shkak të gabimeve tona në pjesën e dytë”.

Spektakël në Al Janoub Stadium, Franca përmbys Australinë dhe shkon me epërsi në pushim mes pjesëve

Colina shpjegon arsyen pse po ka shumë minuta shtesë në Kampionatin Botëror