Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në stadiumin e Trepçës ’89, “Riza Lushta”.
Lajmi është konfirmuar në mëngjesin e sotëm, ku renovimi i tribunës përendimore të stadiumit të 89-shit pritet të nisë së shpejti.
Ju kujtojmë që “Riza Lushta” ishte përfshirë nga zjarri në fillim të këtij viti, për shkaqe që sipas Policisë së Kosovës, janë ende të panjohura.