Sa mijëra shqiptarë e përkrahën Kosovën në Frankfurt

Mediat gjermane kanë publikuar numrin e tifozëve të pranishëm në ndeshjen miqësore Eintracht Frankfurt – Kosova, që u mbyll 0:0.

Sipas ‘allgemeine-zeitung’ të pranishëm ishin 1500 shikues. Prej tyre 1200 ishin shqiptarë të Kosovës.

“1200 shqiptarë u treguan entuziastë në secilën goditje të Kosovës nga këndi, si dhe në rastet e ofruara”, shkruan sajti në fjalë, raporton Gazetaolle.com. (Gazeta Olle)