Sa mijëra shikues pritet të jenë nesër në takimin Werder – Kosova?

Mediat gjermane kanë zbuluar numrin e biletave të shitura deri më tani, dhe për dallim nga takimi me Eintracht Frankfurtin, Kosova nesër në takimin me Werder Bremenin që luhet në Nordhorn do të ketë më shumë përkrahje.

Sipas ‘gn-online.de’, të pranishëm pritet të jenë rreth 4 mijë tifozë, përgjysmë më shumë se sa në Frankfurt.

Mediumi në fjalë publikon edhe listën e lojtarëve që ka ftuar Werderi për këtë ndeshje, derisa nga Kosova veçojnë talentin e Cityt, Bersant Celina.

Trajneri Viktor Skripnik,  ka ftuar këta lojtarë: Wolf, Casteels; Caldirola, Lukimya, Makiadi, Fritz, Di Santo, Yildirim, Kroos, Aycicek, Bartels, Rehfeldt, Hilßner, Eggestein, Sternberg, bush, Fröde, Bargfrede.

Takimi fillon në ora 18:30. (Gazeta Olle)