Sa kushton Pogba?

Mesfushori i talentuar i Juventusit, Paul Pogba, kushton 100 milionë euro. Të paktën kështu mendon menaxheri i francezit, Mino Raiola.

“Nëse Madrid e dëshiron duhet të më telefonoi. Ai është shumë i fokusuar në jetën e tij dhe të futbollit, për të nuk ka male,” tha Mino Raiola në një intervistë përcjellin mediat në Spanjë.

Paul Pogba pritet të largohet nga Juventusi gjatë verës derisa interesim për francezin kanë shprehur Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe PSG.