Sa i pa fat ky Milan, Inzaghi përgatit valixhet

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Milani nuk gjen tre pikëshin as në takimin e pestë me radhë. Në fakt, këtë herë fati ua ktheu shpinën, pasi Verona barazoi shifrat në 2:2 në minutën e pestë shtesë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Luca Tonit, të shënuar nga penalltia.

Deri në fund të pjesës së parë, Mexes barazoi shifrat në 1:1. Në fillim të pjesës së dytë, Tachsidis shënoi autogol për 2:1.

Kur pritej që Milan do të gjente fitoren, Lopez realizoi në sekondat e fundit të shtesës për 2:2. Me këtë barazim, trajneri Philippo Inzaghi me gjasë do të përgatit valixhet. (Gazeta Olle)