Sa futbollistë të Kosovës agjërojnë? Përgjigjet Bunjaki

Albert Bunjaki në konferencën për shtyp para ndeshjes me Turqinë, ka treguar se asnjë lojtar i Kosovës nuk është duke agjëruar.

Trajnerit të Kosovës gjatë konferencës iu parashtrua pyetja nëse ka ndonjë lojtar me agjërim në skuadër.

kosova stervitje

“Nuk kemi asnjë lojtar që mban agjërimin, është zgjidhje personale, në elitën e futbollit është e vështirë të koordinohesh me agjërimin”, është përgjigjur Bunjaki.

rashica

Kosova do të luajë të dielën me Turqinë në Shkodër.

Djemtë e Albert Bunjakut janë në kërkim të fitores se parë në këto eliminatore.

kosova stervitje