Sa do të kushtojë Isco?

Forma e lartë e treguar në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampionëve, kanë bërë që ‘Mbretërit’, t’ia zgjasin kontratën dhe t’ia ngritin pagën atij.

Përpos kontratës së re dhe pagës më të madhe, ylli spanjoll do të ketë edhe një klauzolë lirimi nga klubi.

Sipas asaj që shkruan ‘Marca’, kontrata e Iscos do të zgjatet deri në vitin 2020 dhe paga do t’i dyfishohet, ndërsa kampionët e Evropës kanë menduar edhe për rritjen e çmimit.

Isco u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ për 30 milionë euro, por për tu larguar nga Reali, skuadrat duhet të paguajnë pesë herë më shumë, pra 150 milionë nëse dëshirojnë ta marrin, pasi kaq do të jetë klauzola e vënë nga klubi mbretëror.