Sa do të dënohen Evans e Cisse për pështymat?

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Newcastlet dhe Manchester Unitedit ndodhi një incident shumë i neveritshëm, ku mbrojtësi mysafir Jonny Evans e pështyu sulmuesin vendës Papiss Cisse, ndërsa ky i fundit ia ktheu në të njëjtën mënyrë.

Sipas medieve angleze, që të dy futbollistët rrezikojnë të dënohen me nga gjashtë ndeshje mos-lojë nga Komisioni Disiplinior i Federatës së Futbollit të Anglisë.

Tani, komisionet përkatëse janë duke e pritur raportin final të gjyqtarit Anthony Taylor, ndërsa më pas do t’i përdorin edhe xhirimet televizive për të marrë vendimin përfundimtar. /Gazeta Olle